Gjatë arritjes së sotme të sekretarit amerikan të mbrojtjes, James Mattis në Maqedoni, në aeroport autoritetet maqedonase u gjenden të papërgatitura.
Menjëherë pas aterrimit dhe pas krijimit të kushteve Mattis zbriti nga aeroplani, ndërsa nga incizimet vërehet se delegacioni qeveritar nuk ishte askund, por shihen ushtarët duke shtruar qilimin e kuq dhe duke e pastruar me fshesë të njëjtin.
Pas një kohe të shkurtër arriti edhe delegacioni i kryesuar nga zv. kryeministrja dhe njëherit ministre e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
Ky nuk është skandali i parë i qeverisë aktuale, kohë më parë gjatë pritjes solemne të kancelarit austriak Kurz, u ngatërrua flamuri i Austrisë me atë të Lituanisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Zhgënjim në Kiev pasi Zelenksy lë Shtëpinë e Bardhë duarbosh
-
Nis takimi i Osmanit me Bakerin
-
Maqedonci të shtunën pret zv.ndihmëssekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së
-
Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, shpërthejnë protestat në Ukrainë
-
Erdogani e pret me ceremoni shtetërore, Trumpi i përshëndet ushtarët me “merhaba asker”