Alan Turing, matematikani vizionar dhe thyesi i kodit “Enigma” të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore e që u dënua se ishte homoseksual, do të jetë fytyrë e bankënotës së re të 50 funteve.
Banka e Anglisë bëri të ditur se Turing që vrau veten në vitin 1954 pasi u kastrua me lëndë kimike, do të jetë në bankënotën kah fundi i vitit 2021, transmeton KTV. Në njoftimin e Bankës angleze, matematikani u cilësua gjigant i kulturës angleze. Turing njihet si baba i shkencave kompjuterike dhe i inteligjencës artificiale.
Më së miri njihet për deshifrimin e mesazheve të nazistëve dhe puna e tij ishte shpalosur në filmin e vitit 2014 “The Imitation Game”. Ai luajti rol të madh në zhvillimin e kompjuterëve.
Në vitin 1937 publikoi një punim shkencor për makinën që tani njihet me emrin Turing dhe konsiderohet si bazë e kompjuterëve modernë.
-
Artistët në sfidë nga inteligjenca artificiale
-
Shkencëtarët që parashikuan “Facebookun” e “Googlen” në vitet ‘60
-
Makina e rrallë naziste për kodime të pathyeshme shitet në ankand për mbi 95,000 euro
-
Vrimat e zeza përfundojnë në një monedhë, në nder të Hawking
-
Stephen Hawking në një monedhë prej 50 peni