Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mashtrimi i kurdëve për një jetë më të mirë në Perëndim

Kur automjeti mbërriti në fund, ishte një minibus, jo makina e vogël që prisnin. Ramadani e dinte se një automjet më i madh do të ngjallte dyshimin e autoriteteve polake, por emigrantët hynë gjithsesi, sepse nuk mund të përballonin një ditë tjetër të ftohtë. Disa kilometra më poshtë rrugës, dëgjuan sirena. Minibusi dhe ëndrrat e tij u ndalën. Ramadani dhe gruaja e tij, tashmë pesëmuajshe shtatzënë, u kthyen në Dohuk në fluturimin e riatdhesimit të javës së kaluar, ëndrra e tij për një arratisje u shua

Kontrabandisti kishte thënë se makina do të vinte për 10 minuta, por Zaid Ramadan ka pritur tri orë në pyllin e dendur në kufirin Poloni-Bjellorusi, i dëshpëruar për shenja të dritave të veturës- dhe një jetë të re në Evropë.

Gruaja e tij shtatzënë Delin dridhej nën një batanije. Ajo kishte qenë kundër largimit të tyre nga Dohuk, provincë malore në rajonin verior të Irakut të drejtuar nga kurdët. Udhëtimi ishte i rrezikshëm, i shtrenjtë dhe ndryshimi shumë drastik, i tha ajo.

“Por e binda të largohej. Në Dohuk, ne nuk mund të jetojmë një jetë reale; ka korrupsion, nuk ka punë, represion”, ka thënë 23-vjeçari.

ishte në mesin e një numri të pabarabartë të emigrantëve irakianë, shumica prej tyre nga rajoni kurd i Irakut, të cilët zgjodhën të shisnin shtëpitë e tyre, makinat dhe sendet e tjera për të paguar kontrabandistët me shpresën për të arritur në Bashkimin Evropian nga kryeqyteti bjellorus Minsk. Mirëpo rritja e papunësisë, korrupsioni endemik dhe një krizë e fundit ekonomike që uli pagat e shtetit kanë minuar besimin në një të ardhme të denjë për rajonin e tyre autonom dhe kanë ndezur dëshirën e shumë njerëzve për t'u larguar.

Kurdistani i Irakut bashkëqeveriset nga një sistem dypartiak nën dy familje që e ndanë rajonin në zona të kontrollit - Barzani në Irbil dhe Dohuk, dhe Talabani në Sulaymaniyah. Kjo marrëveshje krijoi siguri dhe prosperitet relativ, krahasuar me pjesën tjetër të Irakut, por është shoqëruar me nepotizëm dhe represion në rritje. Këto dobësi i shtynë emigrantët e mundshëm të largoheshin. Shumë prej tyre kishin braktisur shkollën, sigurisht që një arsimim nuk do t'u garantonte punë. Të tjerët ishin punonjës të qeverisë dhe familjeve të tyre, në pamundësi për të mbijetuar mes shkurtimeve të pagave.

Edhe Rrjeti i trafikimit të qenieve njerëzore i Lukashenkos Botë Rrjeti i trafikimit të qenieve njerëzore i Lukashenkos

Kthimi mbrapsht

Nga 430 irakianë që u kthyen nga Minsku me një fluturim riatdhesimi javën e kaluar, 390 zbarkuan në rajonin kurd. Midis tyre ishin Zaid dhe Delin Ramadan, të cilët tani jetojnë me prindërit e Zaidit në Dohuk.

Ashtu si mijëra të tjerë, ata ishin joshur në pragun e Bashkimit Evropian nga vizat e lehta të ofruara nga Bjellorusia. BE-ja ka akuzuar presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, për përdorimin e azilkërkuesve për t'u hakmarrë për sanksionet e vendosura, pasi ai pretendoi fitoren në zgjedhjet e diskutueshme të vitit 2020.

Emigrantët u dyndën në Bjellorusi me shpresën për të hyrë në BE. Shumica ishin nga Iraku dhe Siria të prekura nga lufta. Rrjetet e kontrabandës dukeshin të ishin veçanërisht efikase në zonën kurde të Irakut, ku një krizë ekonomike e shkaktuar nga një rënie e çmimeve të naftës e bëri qeverinë rajonale të falimentuar.

Çmimet e naftës janë rimëkëmbur, por rajoni mbështetet në transferimet buxhetore nga qeveria federale e Irakut për të paguar pagat e sektorit publik. Pagesat kanë qenë me ndërprerje për shkak të mosmarrëveshjeve mbi politikën e pavarur të eksportit të naftës në rajonin kurd.

Mijëra studentë në Irbil dhe Sulaymaniyah kanë dalë në rrugë këtë javë për të protestuar për mungesën e fondeve nga qeveria e Kurdistanit. Dhjetëra u mblodhën para Ministrisë së Arsimit të Lartë të KRG-së për të kërkuar ngrirjen e pagesave për tetë vjet.

Zyrtarët kurdë thanë se kurdët irakianë u joshën drejt Bjellorusisë nga trafikantët me premtime të rreme për një udhëtim të lehtë. "Kjo nuk është një çështje emigrantësh, por një çështje kriminale e trafikimit të qenieve njerëzore", shkroi në Twitter Masrour Barzani, kryeministër i Qeverisë rajonale të Kurdistanit.

Emigrantët thanë se u larguan me dëshirën e tyre, të dëshpëruar për një jetë me dinjitetin që nuk mund ta gjenin në shtëpi dhe nuk u detyruan nga kontrabandistët.

Ramadani e kishte braktisur shkollën në klasën e 9-të. Në fillim babai i tij, mësues dhe nëna, infermiere, ishin kundër. Por ata u zbutën kur Ramadani ua kujtoi se dy motrat e tij më të mëdha ishin stomatologe të trajnuara në Dohuk dhe ende të papunësuara.

Image

Jetë e rëndë

Ai kurrë nuk ishte në gjendje të siguronte punë të qëndrueshme. Që nga viti 2013, Ramadani ka qenë shërbëtor, kamerier, punëtor ndërtimi dhe taksist. Ai kurrë nuk fitoi më shumë se 200 dollarë në muaj, mezi të mjaftueshme për qira. Në vitin 2019 ai doli vullnetar si shofer ambulance, duke shpresuar më kot se do të kthehej në një punë me pagesë.

Qeveria është punëdhënësi kryesor në rajonin kurd. Masat shtrënguese të vitit të kaluar, duke përfshirë shkurtimet e pagave deri në 21%, nxitën protesta dhe thelluan zhgënjimin me klasën në pushtet. Shkurtimet u kthyen në korrik, por ndikimi ndihet ende.

Të rinjtë shpesh kërkojnë punë te peshmerga, dega kurde e forcave të armatosura irakiane. Ramadani u përpoq, por ka thënë se nuk kishte lidhjet e duhura.

Kurdët e Irakut thonë se politikat represive të elitës kurde në pushtet po e shtyjnë gjithashtu largimin e tyre.

Gjatë vitit të kaluar, gazetarët, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe protestuesit që vunë në dyshim ose kritikuan veprimet e autoriteteve kurde janë përballur me frikë, kërcënime dhe ngacmime, si dhe arrestime arbitrare, sipas raporteve të OKB-së dhe “Human Rights Watch”. Qeveria kurde ka hedhur poshtë akuzat për mbytje sistematike të mospajtimit. Zyrtarët e KRG-së thonë se nepotizmi është produkt i individëve që abuzojnë me pushtetin e tyre.

Ramadani tha se në mjedisin aktual represiv, ai ishte shumë i frikësuar për të folur.

Edhe Hoqën dorë për Evropën, por mund të kthehen mbrapsht Botë Hoqën dorë për Evropën, por mund të kthehen mbrapsht

Në tetor, pasi dëgjoi për rrugën e Bjellorusisë, Ramadani depozitoi 10,000 dollarë në një zyrë lokale të këmbimit të parave në Dohuk që kishte lidhje me një kontrabandist.

Ai dhe gruaja e tij ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe ai ishte i vendosur të fillonte nga e para në Gjermani.

Ndërsa zbardhi mëngjesi, makina që supozohej t'i çonte në Gjermani nuk kishte mbërritur dhe Ramadani u shqetësua.

Ecja e gjatë

Ai dhe gruaja e tij kishin ecur së bashku me 12 të tjerë nëpër pyje të lagura, duke kaluar në Poloni në kërkim të një pike GPS të shënuar nga kontrabandisti. Kaluan orë.

Kur automjeti mbërriti në fund, ishte një minibus, jo makina e vogël që prisnin. Ramadani e dinte se një automjet më i madh do të ngjallte dyshimin e autoriteteve polake, por emigrantët hynë gjithsesi, sepse nuk mund të përballonin një ditë tjetër të ftohtë. Disa kilometra më poshtë rrugës dëgjuan sirena. Minibusi dhe ëndrrat e tij u ndalën. Ramadani dhe gruaja e tij, tashmë pesëmuajshe shtatzënë, u kthyen në Dohuk në fluturimin e riatdhesimit të javës së kaluar, ëndrra e tij për një arratisje u shua.

"Çfarë mund të them? Zemra ime është thyer. Jam kthyer aty ku kam filluar”, ka thënë ai.

Shumë azilkërkues të tjerë irakianë kanë vendosur të qëndrojnë në Bjellorusi, duke shpresuar se mund të kalojnë disi në Poloni. Rreth 2,000 persona aktualisht po qëndrojnë në një depo pranë kufirit.

Miran Abbas, 23 vjeç, dikur punëtor ditor dhe ish-asistent berber, është mes tyre.

Babai i tij, Abbas Abdulrahman, foli me të me videothirrje këtë javë nga shtëpia e familjes në provincën Sulejmaniyah.

"Si po shkon?”, pyeti ai fytyrën e e hutuar në ekran.

Abbas tha se ushqimi po mbaronte dhe se autoritetet bjelloruse kishin derdhur ujë të ftohtë mbi ta për t'i shtyrë të kalonin në Poloni.

Por ai nuk do të kthehet.

“Si mund të jetoj në Kurdistan? Preferoj të qëndroj këtu edhe nëse tregojnë mosrespekt mijëra herë”, ka thënë ai.

Ai nuk mund të siguronte punë në Kurdistan, ka thënë nëna e tij Shukriyeh Qadir.

“Ishte koha që ai të martohej, por ai nuk mund ta përballonte martesën. Ai donte të blinte një makinë, por as këtë nuk mund ta përballonte. Ai donte të krijonte një familje dhe të vendosej në një shtëpi, por kjo nuk ishte e mundur”, tha ajo.

Edhe Ëndrra evropiane mes të ftohtit dhe urisë Botë Ëndrra evropiane mes të ftohtit dhe urisë

"Pra, ai u largua për shkak të vuajtjeve të tij".

Përktheu: Kaltrina Selimi