Martin Shkrelit, që aktualisht ndodhet në burg në SHBA për mashtrime me letra me vlerë, i është refuzuar kërkesa për lirim.
Shkreli kishte kërkuar lirimin e tij, në mënyrë që të punonte për gjetjen e kurës për COVID-19.
Gjyqtari Kiyo Matsumoto në New York megjithatë e ka ka hedhur poshte kërkesën e tij.
Shkreli, ndërmarrës në fushën e farmaceutikës, që fitoi nam të keq pasi bleu të drejtat e një ilaçi ekzistues dhe e rriti çmimin e tij, kishte nxjerrë më parë një studim në bashkëautorësi, përmes të cilit hulumtohej efikasiteti i ilaçeve ekzistuese kundër virusit, raportojnë mediet amerikane, transmeton KOHA.
Në deklaratën e autorit në fund të hulumtimit, Shkreli kishte kërkuar lirim tremuajsh, për të ndihmuar me hulumtimet rreth COVID-19, duke cituar kredencialet e tij si ndërmarrës në industrinë e farmaceutikës.
“Kimistët mjekësorë, biologët strukturorë, enzimologët dhe departamentet që merren me zhvillim dhe hulimtim biologjik në secilën kompani farmaceutike duhet të angazhohen, deri të mos ketë më COVID-19”, kishte shkruar Shkreli.
-
Martin Shkreli kërkon të lirohet nga burgu për të ndihmuar në betejën me koronavirusin
-
“Shqiptari më i urryer në Amerikë” mbetet në burg
-
Gjykata e Lartë refuzon të shqyrtojë ankesën e Martin Shkrelit
-
Martin Shkreli lirohet nga burgu më herët
-
Martin Shkreli urdhërohet të kthejë 64 milionë dollarë për mashtrimin me barna