Partia vojvodinase ka caktuar Marshin e 300 flamujve të Vojvodinës në Novi Sad në të cilin do të ri kërkohet që Vojvodina të bëhet republikë, transmeton Koha.net.
Lideri i Partisë vojvodinase Aleksandar Oxhiq ka thënë për “novostionline” se nuk e ka aspak problem që Beogradi e etiketon separatist.
“Politika jonë është e qartë: Jo shkëputje t të Vojvodinës, por federalizim të Serbisë. E duam Vojovidnën Republikë, me të gjitha atributet, legjislative, gjyqësore dhe ekzekutive”, ka thënë ai.
Ithtarët e Partisë vojvodinase më 5 tetor do ta prezantojnë flamurin e vet kaltër –verdhë-gjelbër si simbol të Vojvodinës së pavarur. Ata do t’i ftojnë qytetarët që vetë, në referendum, të vendosin se në ç’shtet duan të jetojnë.
-
Serbët kontrollohen në hyrje të Gazimestanit, Policia ka kërkesa për pjesmarrësit
-
Flamuri kombëtar shqiptar nxit tensione në protestën në Novi-Sad
-
Studentët në Serbi mbledhin nënshkrime për zgjedhje të parakohshme, për ta rrëzuar Vuçiqin
- Parada e Vuçiqit si kërcënim për fqinjët, por edhe për kundërshtarët e tij në Serbi
-
“Parada e Krenarisë”, marshuesit në Beograd dënojnë dhunën e policisë kundër protestuesve