Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja britanike, Theresa May nënshkruan sot një traktat të ri mbi kontrollin e emigracionit mes Francës dhe Britanisë së Madhe, gjatë samitit të 35-të franko-britanik në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Sandhurst, pranë Londrës.
“Ky traktat i ri synon të përforcojë bashkëpunimin në menaxhimin e kufirit të përbashkët me një traktat të përmirësuar në lidhje me minorenët e pashoqëruar azilkërkues”, sipas një komunikate të publikuar në përfundim të takimit të presidentit francez me kryeministren britanike.
Ky traktat parashikon një kontribuim shtesë nga Londra prej 50 milionë eurosh për kontrollin e kufirit në Kale, ku mblidhen shumë klandestinë me shpresën që të kalojnë ngushticën e La Manshit.
-
Franca dhe Britania do të mbajnë konferencë për Ngushticën e Hormuzit
-
Për pak ditë Britania do të nisë t’i dëbojë drejt Francës emigrantët e paligjshëm
-
Britania e Franca arrijnë marrëveshje për migrantët e jashtëligjshëm
-
BE-ja dhe Britania e Madhe arrijnë marrëveshje në disa fusha
-
Britania e Madhe do t’i paguajë Francës gjysmë miliardi euro për t’i ndaluar emigrantët