Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Maroku me sukses po integron ekstremistët fetarë

maroku, feja, islami, ekstremistet

Klasa e re e ekstremistëve të dënuar në Marok ka kompletuar programin tremujor të deradikalizimit – e nënta qëkur qeveria nisi programin.

Në ceremoninë e mbyllur të organizuar nga shteti, 15 të burgosur qëndruan në këmbë teksa intonohej himni i Marokut dhe prisnin të merrnin certifikatat e tyre.

Gazetarëve u është kërkuar që të mos xhironin fytyrat e të burgosurve apo të përdornin emrin e tyre të plotë për arsye të privatësisë.

Iniciativa e titulluar “Musalaha”, që nga arabishtja do të thotë “pajtim”, ishte krijuar në vitin 2017 nga administrata e burgjeve në Marok.

Shteti arab nuk donte të rrezikonte sigurinë me kthimin e ekstremistëve nga luftërat e huaja si ato në Siri dhe Irak.

Qëllimi kryesor i programit është që ekstremistët e dënuar që shfaqin shenja të gatishmërisë, të mund heqin bindjet e tyre ekstremiste.

I burgosuri me emrin Mohammed, thotë se programi ia ka mundësuar të ndalë qëndrimet e tij fetare.

“Arsyet se përse më bën të vij këtu janë të shumta, por një prej tyre është ideologjia ekstreme, sepse bindja ndaj kësaj ideologjie do të shpjerë këtu ku jam tani”.

Ai thotë se me këtë program është bërë më tolerant.

“Ky program përfshin kurse intensive, sidomos në fushën e fesë dhe ky program më ka ndihmuar që të formoj një qëndrim të ri për fenë se ajo nuk është fe e mendësisë së mbyllur ose fanatizmit, por fe e tolerancës ndaj tjetrit”.

222 të burgosur kanë përfituar nga programi. 156 prej tyre janë liruar nga burgu, 116 janë falur, ndërkaq 15 të tjerëve u është ulur dënimi.

Drejtuesit e programit janë të bindur për suksesin në deradikalizimin e të burgosurve.

“Gjatë këtij programi, të burgosurit kanë mundësi të kompletojnë dënimin e tyre dhe të shpërblehen për përmirësimin e gabimeve. Ata kanë bërë punë të mirë në përmirësimin e jetës së tyre, sidomos shkëputjen nga projektet e dhunshme dhe nga organizatat dhe grupet që bëjnë thirrje për dhunë”.

Maroku gjatë viteve të fundit ka qenë cak i sulmeve terroriste. Në vitin 2003 në qytetin Kasablanka më shumë se 33 njerëz u vranë nga terroristët e Al-Qaedas.

Ndërkaq në një shpërthim gjatë vitit 2011 në Marrakesh, mbetën të vdekur 17 persona.

 

Artikuj të ngjashëm