Podgoricë, 28 qershor – Mali i Zi nuk do të kthehet në një kamp refugjatësh, theksoi sot kryeministri malazez, Dushko Markoviq, i cili refuzoi qartazi një vendim të mundshëm të BE për të krijuar qendra pritëse për migrantët në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas medias lokale, kryeministri theksoi se stabiliteti i vendit dhe siguria e qytetarëve është një prioritet primar për qeverinë e tij.
”Ne ndjekim nga afër debatet në BE-në përsa i përket krizës së migrantëve dhe megjithëse nuk përballmi me fluks si ai i vitit 2015, ne punojmë në të gjitha nivelet për të qeverisur më mirë proceset migratore, në veçanti në kontrollin e hyrjes në vendin tonë”, tha ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Mali i Zi hap kufijtë nga 1 qershori
-
Markoviq në Berlin takon Merkelin, pajtohen se kufijtë në Ballkan s’duhen ndryshuar
-
Markoviq: Mali i Zi nuk tërheq njohje shtetesh
-
Në kufirin Shqipëri-Mali i Zi as gjerdhe me gjemba, as kampe refugjatësh
-
Kryeministri malazias përshëndet ratifikimin e demarkacionit