Kompania gjermane Rheinmetall Waffe Munition njoftoi se forcat e armatosura gjermane përdorën armë laser të montuara në anije.
Testimi u krye më 30 gusht të këtij viti, kur fregata gjermane Sachsen përdori me sukses një laser dhe shkatërroi dronët mbi Detin Baltik. Armët laser u zhvilluan bashkërisht nga kompanitë MBDA Deutschland dhe Rheinmetall Waffe Munition.
Testimi aktual me laser hap rrugën për futjen në shërbimin ushtarak të kësaj arme dhe testime shtesë janë planifikuar deri në mesin e vitit 2023.
Gjatë testimit, do të përdoren skenarë të ndryshëm që do të sfidojnë laserin. Të dhënat e mbledhura do të përdoren për të prodhuar përfundimisht një armë laser plotësisht funksionale kundër dronëve.
-
Britania do t’i dërgojë Ukrainës armë laseri me fuqi të lartë
-
Marina e SHBA-së me sukses teston armën e sofistikuar
-
NATO-ja rrëzon një dron mbi Lituani, Danimarkës i sulmohet një helikopter
-
Gjermania planifikon një mburojë kundër sabotimit pas sulmit me dron në aeroport
-
BE-ja dhe NATO-ja dënojnë sulmin rus me dron, Berlini heton raste të reja sabotimi