19 përfaqësi diplomatike të Maqedonisë në botë janë pa ambasador ose konsull, ka thënë sot ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov sipas të cilit, procedura për plotësimin e këtyre vendeve tashmë ka filluar.
Mungesa e ambasadorëve në shumë vende të rëndësishme të botës dhe për shumë vite, është kritikuar nga ekspertët sipas të cilëve, në këtë formë dëmtohet imazhi i vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, Dimitrov thotë se do të jetë e vështirë që përnjëherë të plotësohen të gjitha vendet, pasi që kjo punë do të shkojë në faza, transmeton al-sat.
“Në njëfarë mënyre me krizën Maqedonia ngeci në vend si shtet dhe ne trashëguam një situate të vështirë me rreth, nëse nuk gabohem, 19 vende boshe për shefat përfaqësive diplomatike konsullore. Kemi pasur disa takime për këtë temë me presidentin George Ivanov. Vetë procedura shkon në pajtim edhe me vendet ku do të jenë të akredituar ata ambasador kështu që kjo nuk do të mund të përfundojë brenda natës. Paraprakisht kemi pasur një praktikë shumë të çuditshme të konkurseve që është në kundërshtim me rregullat për ambasadorët e karrierës kështu që këtu kemi një sfidë të madhe. Kjo është pyetje me prioritet të lartë”, ka thënë Dimitrov.
Disa nga përfaqësitë diplomatike pa ambasador janë në Sarajevë ,Bernë, Gjenevë, Varshavë , Norvegji, Katar, Francë.