Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Maqedonia konfirmon dy raste të reja me koronavirus

Foto: Reuters

Ministri maqedonas i Shëndëtësisë, Venko Filipçe ka konfirmuar gjatë një konference shtypi dy raste të reja me koronavirus në këtë shtet.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh të moshës 62 dhe 68 vjeçare nga Dibra, që të dytë të kthyer nga Italia më 27 shkurt, raportojnë mediet maqedonase.

“Në momentet e para nuk është konstatuar asnjë dyshim për koronavirus, sepse virusi ka qenë në fazë inkubimi, por pas 3-4 ditësh janë shfaqur simptomat e para”, ka thënë ai.

Çifti ishte kthyer nga Italia me autobus dhe kishte hyrë në pikën kufitare të Tabanocit ku më pas janë drejtuar drejt Shkupit dhe kanë përfunduar udhëtimin në qytetin e Dibrës.

“Gjendja e tyre është stabile”, ka thënë ai.