Një qytetar i Maqedonisë së Veriut i cili kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bë personi i parë në këtë shtet që u zbulua se ishte i infektuar në të njëjtën kohë me COVID-19 si dhe me grip stinor.
Ndërkohë, të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi edhe për tri raste tjera të qytetarëve të infektuar me Flurona.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, rasti i parë është zbuluar në Kërçovë nga një klinikë private te një person i moshës 26 vjeç, i cili më 31 dhjetor kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tri rastet e tjera janë regjistruar në Shkup. Gjendja shëndetësore e të infektuarve raportohet se është e qëndrueshme.
“Bazuar në anketën epidemiologjike, personi në fjalë ishte i vaksinuar me dy doza të vaksinave. Pas detektimit të infektimit pacienti ndodhet në shtëpinë e tij për trajtim mjekësor në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, shkruan Rel.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut, Flurona manifestohet me simptoma të koronavirusit dhe gripit stinor.
-
Në Bosnjë zbulohet pacienti i parë me flurona – kombinim i gripit dhe koronavirusit
-
Një grua në Izrael del e infektuar me COVID-19 dhe me grip, rasti i parë në botë
-
Zbulohet rasti i parë i variantit Omicron në Maqedoni të Veriut
-
Një qytetar i Maqedonisë Veriore u infektua me koronavirus tri herë
-
Pesëdhjetë raste të reja me kollën e keqe në Maqedoninë e Veriut