Kandidati i mundshëm demokrat për president në SHBA, Joe Biden, ka mohuar të ketë diskutuar ndonjëherë me stafin e tij, nëse ai do të shërbente vetëm një mandat, në rast se do t’i fitonte zgjedhjet e 2020-s.
Portali Politico më parë citoi katër persona të cilët, sipas tyre, rregullisht flasin me Bidenin, të kenë thënë se ishte praktikisht e pamundur që ai do të kandidonte për rizgjedhje në vitin 2024, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vitin 2024, Bideni do të jetë 82 vjeç. Amerika nuk ka pasur kurrë një president mes moshës 80 dhe 89 -vjeçare.
Kate Bedingfield, zëvendës-menaxhere e fushatës së Bidenit, mohoi pretendimet. Sondazhet tregojnë se Bideni është ende duke luftuar për ta fituar mbështetjen e plotë të demokratëve.
Javën e kaluar ai fitoi miratimin e ish-sekretarit të Shtetit, John Kerry.