Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mali i Zi njofton për dy vdekje e 59 raste të reja me COVID-19

Foto: Reuters / Arkiv

Në Mal të Zi kanë vdekur dy persona si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë shënuar edhe 59 raste të reja në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Instituti për Shëndetësi Publike i këtij vendi.

Që nga fillimi i pandemisë, në këtë vend kanë vdekur 29 pacientë të prekur me koronavirus, derisa janë infektuar 2024 persona.

Aktualisht, janë 1618 raste aktive me COVID-19.