Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Malala viziton vendlindjen e saj

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai ka vizituar sot vendlindjen e saj në Pakistan, për herë të parë që prej se u sulmua nga militantët talibanë më 2012.

Malala ka arritur në Mingore, në Luginën Svat së bashku me babai, nënën dhe dy vëllezërit e saj.

Ajo ka shpërthyer në lot kur ka hyrë në shtëpinë e saj të vjetër, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, një shoqe e Malalas që ishte prezente.

Gjatë vizitës së shkurtër, ajo është takuar me fqinjët, familjarët dhe miqtë e saj. Malala ka qenë e shoqëruar nga ministrja e Informacionit, Maryam Aurangzeb.

Më vonë gjatë ditës ajo do të vizitojë një kolegj të kadetëve, që gjendet 15 kilometra nga Mingora.

Vizita e Malalas në vendlindjen e saj vjen dy ditë pasi ajo arriti në Pakistan, për herë të parë pasi ishte qëlluar në kokë, teksa po udhëtonte me autobusin e shkollës. Ajo u qëllua nga talibanët sepse avokonte për edukimin e vajzave, gjë që militantët e kundërshtojnë.

Edhe Dëshpërimi i vajzave të reja në Afganistan nga privimi i mundësisë për t’u shkolluar Botë 1 muaj më parë Dëshpërimi i vajzave të reja në Afganistan nga privimi i mundësisë për t’u shkolluar

Malala ishte 15-vjeçare kur u sulmua. Më pas ajo ishte dërguar në Angli për trajtim.

Ajo studion në Universitetin Oxford. Njëzetvjeçarja ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2014.