Mijëra njerëz u dyndën për të hipur në trenin e fundit që dilte jashtë kryeqytetit të Ukrainës, duke ndarë familje dhe lënien e të dashurve prapa, shkruan BuzzFeedNews.
Ata u gjuajtën vetë dhe çfarëdo që kishin në trenin që linte Kievin të hënën teksa forcat ruse vazhdojnë të afrohen në kryeqytet.
Në kaos, një nënë e re u nda nga vajza e saj kur një oficer policie e ngriti vajzën në tren, por ai filloi të largohej përpara se gruaja të mund të hidhej. Teksa lëshoi një ulërimë tmerruese, gruaja vrapoi pranë trenit në lëvizje derisa arriti të kapte krahun e shtrirë të një burri tjetër që e futi në bord. Një çantë shpine ngjyrë rozë që nëna e kishte hedhur mbi supe nuk ia doli dhe ra në shina.
Mijëra ukrainas të tjerë dhe të huaj që u përpoqën të largohen nga Kievi të martën mbetën në të ftohtin e acartë, pa ushqim e pa ujë dhe në hamendje nëse do të kishin aq fat sa të siguronin një hapësirë në trenat e ardhshëm.
Ndërsa ata u mblodhën, Rusia kërcënonte me sulme raketash në ndërtesa qeveritare. Një nga to goditi kullën televizive ku u vranë pesë civilë.
Kur një burrë tentoi që të shtynte për të kaluar te treni, dy policë e vunë pas dhe bërtitën drej turmës. Një grua e moshuar u alivanos nga lodhja dhe u deshtë ta kapnin. Kafshët shtëpiake nuk lejoheshin në bord për shkak të hapësirës. Një polic e ngushëlloi një burrë që qëndronte dhe e përshëndeste me dorë familjen e tij e cila e shikonte nga dritarja e trenit, pasi ai nuk mund të shkonte me ta. Pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, urdhëroi mobilizim të popullsisë për të luftuar kundër trupave ruse, burrat e moshave nga 18 deri 60 vjeç u ndaluar që ta lëshonin vendin.