Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Madridi ultimatum Katalonjës deri të enjten

Qeveria spanjolle do të marrë kontrollin mbi Katalonjën, nëse Carles Puigdemont nuk merr vendim për t’u ndarë nga Spanja deri ditën e enjte në orën 10:00.

Kështu ka thënë zëvendës kryeministrja e Spanjës Soraya Saenz de Santamaria, e cila ka shtuar se Puigdemont ka ende kohë për të dhënë një përgjigje përfundimtare, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Puigdemont pati kohë deri sot për të qartësuar qëndrimin e tij në lidhje me pavarësinë e Katalonjës.

Ai duhej të jepte një përgjigje përfundimtare, po ose jo, po megjithatë lideri i Katalonjës sot nuk dha një përgjigje konkrete.

LEXO EDHE: Puigdemont nuk arrin të sqarojë qëndrimin e tij për pavarësi të Katalonjës

Artikuj të ngjashëm