“Ne nuk jemi në luftë me Rusinë”, ka theksuar presidenti francez, Emmanuel Macron, të mërkurën.
Në një adresim ai ka thënë se lufta kundër Ukrainës ka krijuar një “çarje” në Evropë, raporton CNN.
Macroni shtoi se i vë rëndësi mbajtjes së kontaktit me të dy, presidentin ukrainas dhe atë rus.
Lideri i Francës ka thënë se ka mbajtur kontakt me presidentin rus Vladimir Putinin duke tentuar ta bindte që të lëshonte armët dhe të parandalonte një konflikt më të gjerë.
Artikuj të ngjashëm