Presidenti i Francës, Emanuel Macron i ka prezantuar të hënën mbrëma masat e ashpra për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë së paku pesëmbëdhjetë ditëve të ardhshme, duke thënë: “Jemi në luftë”.
Nga pasdita e së martes, e deri së paku gjatë dy javëve në vijim, lëvizjet do të jenë tejet të kufizuara, ka thënë i pari i Francës gjatë një fjalimi televiziv, duke paralajmëruar dënime në rast të shpërfilljes së masave të reja, raporton Reuters, transmeton Koha.net.
Macron po ashtu ka bërë të ditur se ushtria do të angazhohet për të ndihmuar në bartjen e të sëmurëve në spitale.
Franca tashmë ka mbyllur shkollat, ashtu si edhe restoranet dhe baret.
Sidoqoftë, i pari i Francës ka deklaruar se masa të paprecedent ishin të domosdoshme, teksa numri i të infektuarve po dyfishohet për çdo tri ditë.
-
Macroni shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij
-
Macroni nën presion për dorëheqje ose zgjedhje të reja
-
Macroni thotë se civilët dhe gazetarët duhet të mbrohen
-
Macron thotë se në Washington do të paraqiten si “front i bashkuar”
-
Macroni fton udhëheqësit e Lindjes së Mesme dhe Zelenskyn në samitin e G7-s