Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se i tha homologut rus Vladimir Putinit se kishte kryer një "gabim historik dhe rrënjësor" duke pushtuar Ukrainën dhe tani ishte "i izoluar", shkruan BBC.
“Unë mendoj, dhe i thashë, se ai bëri një gabim historik dhe rrënjësor për popullin e tij, për veten dhe historinë”, ka thënë ai në një intervistë për mediat rajonale franceze.
Macron nuk përjashtoi një vizitë në Kiev së shpejti.
Udhëheqësi francez ka pasur shumë më tepër kontakte me Putinin që kur forcat ruse pushtuan Ukrainën, krahasuar me shumicën e homologëve të tij perëndimorë.
Telefonata e fundit e raportuar ishte një bisedë trepalëshe të shtunën midis Macron, Putin dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.
-
Macroni mohon raportet se paralajmëroi për mundësinë që SHBA-ja ta tradhtojë Ukrainën
-
Macroni raportohet se ka paralajmëruar për mundësinë që SHBA-ja ta tradhtojë Ukrainën
-
Macron: Plani i paqes i Trumpit për Ukrainën ka nevojë për përmirësim
-
Macroni shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij
-
Liderët evropianë akuzojnë Putinin për zvarritje të diplomacisë