Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macroni paralajmëron “eskalim” pas fjalimit të Bidenit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është distancuar nga komentet që ka bërë presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në lidhje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Macron ka folur të dielën për transmetuesin francez “France 3”.

Në fjalimin e tij në Varshavë të Polonisë të, Biden mbrëmë tha se Putini është “kasap dhe se nuk mund të mbetet në fuqi”.

Mirëpo, Shtëpia e Bardhë ka qartësuar se Bideni nuk po mendonte për ndryshim regjimi në Rusi.

Marcon të dielën ka thënë se nuk do të përdorte këto fjalë që përdori Bideni.

“Unë nuk do të përdorja këto fjalë. Duhet të bëhet çdo gjë që të ndaluar që situata të eskalohet”, tha Macron. “Të arrijmë së pari një armëpushim e më pas tërheqjen totale të trupave ruse me anë të diplomacisë. Nëse duam të bëjmë këtë, nuk duhet të eskalojmë situatën as me fjalë e as me vepra”.

Artikuj të ngjashëm