Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mirëpritur rreth 70 liderë botërorë sot në Paris, të cilët morën pjesë ceremoninë për të shënuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Armëpushimi hyri në fuqi më 11 nëntor, 1918, duke i dhënë fund kështu luftës katërvjeçare, që la të vdekur të paktën 10 milionë ushtarë dhe miliona civilë.
Macron mbajti një fjalim te Harkun e Triumfit, ku është varrosur një ushtar i panjohur që është vrarë gjatë luftës.
Në fjalimin e tij, Macroni u bëri thirrje liderëve botërorë që të bashkojnë forcat për të “luftuar për paqe”, duke thënë “le të ndërtojmë shpresat tona, në vend se të luajmë me frikë kundër njëri tjetrit”. /Rel
Artikuj të ngjashëm
-
Shënohet 100-vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore
- Rivizatimi i së ardhmes
-
Gjithçka rreth ceremonisë në Paris për shënimin e fundit të Luftës së Parë Botërore
-
Liderët botërorë në Francë shënojnë përvjetorin e Luftës së Parë Botërore
-
Ftesa e Macronit për presidentin Thaçi, më 11 nëntor në Paris