Mbyllja e kufijve e premtuar nga Marine Le Pen “është një premtim gënjeshtar. Ju betohem, mos i besoni”.
Kështu është shprehur kandidati i “En Marche!”, Emmanuel Macron para punonjësve të një ndërmarrjeje në Amiens, që e pritën ish-ministrin e Ekonomisë me vërshëllima dhe duke thirrur në favor të lideres së Frontit Nacional. Zemërimi i punonjësve është shkaktuar nga delokalizimi i fabrikës në Poloni, në vitin 2018.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk kam ardhur këtu pa dijeninë e sindikatave”, – ka deklruar Macron, duke iu drejtuar punonjësve që në fillim e pritën me vërshëllima dhe me kore inkurajuese “Marine presidente”, por që më pas nisën të bisedonin me të.
“Ajo e Le Pen është një instrumentalizim politik, arrin të gënjejë punëtorët në këtë mënyrë, – vijoi Macron. – Madame Le Len e ka kuptuar si funksionon vendi”.
{gallery}