Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macron: Le Pen rrezikon luftë qytetare nëse ndalon mbajtjen e shamisë në Francë

Presidenti aktual i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi kundërshtaren e tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen se do ta çonte vendin në prag të luftës civile nëse ndalonte mbajtjen e shamive ose hixhabeve nëse ajo fiton në zgjedhjet presidenciale, shkruan AA.

“Me mua nuk do të ketë asnjë ndalesë të shamisë dhe simboleve fetare”, ka thënë Macron gjatë një debati televiziv në TF1 dhe France 2, ku kandidatët për presidentë francezë patën mundësinë t'u drejtohen miliona qytetarëve për t'i bindur që të votojnë për ta në raundin e dytë më 24 prill.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Debati u dominua nga diskursi i ekstremit të djathtë që dominonte fushatën. Le Pen ka thënë se duke ndaluar mbajtjen e shamisë në vende publike, ajo synon të çlirojë gratë muslimane nga "uniformat e imponuara nga islamistët".

Macron kundërshton ndalimin e propozuar, duke thënë se është antikushtetues dhe do të çojë në një "luftë civile". Ai ka thënë se ligji për sekularizmin e vitit 1905 nuk i referohet "luftës kundër fesë".

Le Pen, nga ana tjetër, sulmoi Macronin për përçarje dhe ndarje të shoqërisë franceze gjatë pesë viteve të tij në pushtet. Ajo këmbënguli se projekti i saj kishte të bënte me "dhënien e përparësisë francezëve në vendin e tyre", gjë që donte ta arrinte duke vendosur një referendum mbi iniciativën qytetare dhe reforma të tjera për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve.

Le Pen sulmoi Macronin për dështimet e tij ekonomike gjatë mandatit të tij pesëvjeçar, duke u fokusuar në fuqinë blerëse, papunësinë, rritjen e taksave të karburantit që nxitën protestat e "jelekëve të verdhë" dhe një borxh prej 600 milionë eurosh në kuadër të pakos së rimëkëmbjes së pandemisë së COVID-19.

“Kam parë vetëm francezët që më thoshin se nuk mundën më, nuk mund të sigurojnë më bukën e gojës”, ka thënë Le Pen.

Macron, nga ana tjetër, shfrytëzoi pikat e dobëta të Le Pen, Rusinë dhe Bashkimi Evropian, dhe e akuzoi atë se varej nga Rusia dhe presidenti i saj, Vladimir Putin, për financimin e partisë së saj.

Sondazhet e opinionit tregojnë se Emmanuel Macron rriti epërsinë e tij ndaj rivales Marine Le Pen në 56 për qind.