Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ofruar të ndërmjetësojë ndërmjet qeverisë së Irakut dhe kurdëve, pas referendumit për pavarësi të mbajtur muajin e kaluar.
Këtë ofertë ai ia paraqiti sot në Paris kryeministrit të Irakut, Haidar al-Abadi, ku ata kanë biseduar për shumë çështje, përfshirë mbështetjen franceze për luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, dhe për ripërtritjen e ekonomisë së Irakut.
Iraku ka kërkuar anulimin e referendumit të mbajtur më 25 shtator në të cilin 92.7% e atyre që morën pjesë në votim, u shprehën për pavarësi.
Macron tha se Franca e mbështet stabilitetin dhe integritetin territorial të Irakut dhe ka shprehur shqetësim për situatën me kurdët, pas referendumit.
-
Franca ofron ndërmjetësim midis Turqisë dhe kurdëve
-
Iraku refuzon ofertën e kurdëve për “ngrirjen” e rezultatit të referendumit
-
Presidenti i Iranit: Po bëhen përpjekje ndërmjetësimi për luftën në Lindjen e Mesme
-
Macron dakordohet me presidentin iranian për të shpejtuar negociatat mes Evropës dhe Iranit
-
Macroni nis iniciativën evropiane për të negociuar përfundimin e konfliktit Izrael – Iran