Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macron fton Papa Françeskun për rihapjen e Katedrales Notre Dame

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë të premten se do ta ftojë Papa Françeskun në rihapjen e Katedrales Notre Dame në Paris, e cila u shkatërrua nga zjarri në vitin 2019.

I pyetur nëse Papa Françesku do të marrë pjesë në hapjen e planifikuar për 8 dhjetor 2024, Macron ka thënë për France 2: "Shpresoj që po, ne do ta ftojmë patjetër. Por nuk më takon mua të përgjigjem në emër të tij”.

Një vit para rihapjes së planifikuar, Macron vizitoi vendin, duke thënë se punët po ecin mirë.

Qe nga fundi i nëntorit, skica e kullës 96 metra të lartë, e cila u shemb nga zjarri më 15 prill 2019, mund të shihet sërish pas skelave. Shembja e saj është një simbol i një zjarri katastrofik.