Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha në një intervistë për televizionin francez TF1 të hënën se Franca është e hapur për trajnimin e pilotëve të avionëve luftarakë ukrainas në Francë dhe se ato programe stërvitore mund të fillojnë menjëherë.
I pyetur për dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, Macroni tha se nuk e kishte diskutuar këtë çështje me presidentin ukrainas, Vlodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij në Francë këtë fundjavë, shkruan Reuters.
“Unë nuk kam folur për aeroplanë. Unë kam folur për raketa. Kam folur për stërvitja”, tha ai.
Zelensky në një adresim të natës në një tren me të cilin po kthehej në Kiev pas një ndalese të hënën në Londës tha se Britania dhe Polonia kanë rënë dakord të bashkoheshin për t’i trajnuar pilotët ukrainas.