Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macron: Franca do të luftojë terrorizmin pa kompromis

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se vendi i tij do të jetë “i pa kompromis” në luftën kundër “terrositëve islamikë” në Mali.

Ai i bëri këto komente nga qyteti Gao i Malit, ku qëndroi për vizitën e parë si president, jashtë kufijve të Evropës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke folur përkrah presidentit të Malit, Ibrahim Boubacar Keita, Macron tha se do të vazhdojë të punojë për sigurinë e vazhdueshme në rajon dhe se do të përpiqet të forcojë bashkëpunimin me Gjermaninë në këtë synim.

"Gjermania është shumë e pranishme në operacionet mbështetëse", tha ai.

Franca, e cila ruan një ndikim të fortë në ish-kolonitë e saj, ka mbi 1,600 trupa në veri të Malit, që luftojnë islamistët atje.