Emmanuel Macron, kandidati i qendrës, do të fitojë zgjedhjet presidenciale në Francë, por ai do të duhet të kërkojë edhe njëherë votën e francezëve për të siguruar postin që kërkon.
Sipas gazetës belge, “La Libre”, Macron është kandidati që sigurt do të futet në balotazh, ndërsa për pozitën e dytë garë e fortë po zhvillohet mes kandidates nga Fronti Nacionalist, Marine Le Pen, dhe kandidati nga qendra e djathtë, Francois Fillon.
Ndërsa, sipas kompanisë së njohur IPSOS, Macron do të garojë me Le Penin për postin e presidentit.
Rundi përfundimtar zhvillohet më 7 maj.
Le Pen është shprehur hapur kundër imigrimit dhe ka premtuar edhe largimin e Francës nga Bashkimi Evropian, ndërkohë Macron është kandidati pro-evropian.
-
Le Pen: Do të kandidoj për presidente të Francës
-
Franca mban zgjedhjet lokale, votimi shihet si një tregues për ato presidenciale
-
Fati politik i Le Penit “në fije të perit” ndërsa fillon apelin
-
Ekstremi i djathtë i Francës ndan mendimin e njëjtë me Trumpin për Evropën
-
Macroni nën presion për dorëheqje ose zgjedhje të reja