Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerimin e Bashkimit Evropian, derisa ky i fundit të kalojë nëpër reforma të thella.
Deklarata vjen pavarësisht paralajmërimeve se shtyrja e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të minojë stabilitetin në rajonin e Ballkanit.
“Do të refuzoj çdo lloj të zgjerimit përpara një reforme të thellë të funksionimit tonë institucional”, tha Macron të hënën, pasi udhëheqësit e BE-së dështuan të plotësojnë pozitat e larta në bllok për pesë vjetët e ardhshëm.
Komisioni Evropian ka rekomanduar që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të hapin negociatat e anëtarësimit me BE-në.
Por, Këshilli i ministrave BE-së, muajin e kaluar, e ka shtyrë marrjen e vendimit të tillë për në tetor.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka paralajmëruar në muajin maj se çdo dështim për të nisur negociatat së shpejti “mund të minojë stabilitetin dhe të shkurajojë seriozisht reformat e mëtejshme”.
- Franca, po të dojë, mund të bëjë shumë për Ballkanin
-
Komisioni Evropian i hap rrugë Francës ta heqë veton mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
-
Komisioneri i BE-së për Zgjerim, optimist rreth Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
-
Macroni jep sinjale pozitive për negociatat me Shqipërinë, i shqetësuar për ndikimin rus në Serbi
-
Edhe Kosovës i ofrohet anëtarësimi në BE, thotë komisioneri për Zgjerim i BE-së