Presidenti francez Emanuel Macron ka sqaruar deklaratën e bërë nga kryeministri Filip, duke saktësuar se është tërhequr përfundimisht nga rritja e taksës së karburanteve, e parashikuar për vitin e ardhshëm. Kjo është konfirmuar përmes një deklarate të leshuar të mërkurën nga Pallati Elizé në Francë.
Dy ditë më parë kryeministri francez ishte shprehur se bëhej fjalë për një moratorium që shtynte me 6 muaj rritjen e kësaj takse. Por Makron ka bërë të ditur zyrtarisht se nuk do të ketë rritje të taksave të karburantit në mënyrë përfundimtare.
Në pallatin Matinjon, ndryshimi i qëndrimit të Macron shkaktoi habi. Pavarësisht befasimit nga ky lajm, zyra e kryeministrit Filip u përpoq të mos shkaktojë kaos. “Ne punojmë shumë ngushtë me pallatin Élysée. Ka nje komunikim perfekte midis kryeministrit dhe presidentit, ” ishte reagimi i zyrës së shefit të qeverisë franceze, në përpjekje për të argumentuar këtë situatë.
-
FT: Trumpi po përgatit tarifa të reja për dhjetëra vende
-
BE: S’ka rrezik për mungesë të karburantit të avionëve, pavarësisht rritjes së çmimeve
-
Trumpi rrit tarifat për automjetet nga BE-ja
-
Trumpi rrit tarifat në 25% për veturat dhe kamionët e BE-së
-
Mungesa e karburantit - BE-ja u bën thirrje turistëve të mos i anulojnë planet e udhëtimeve