Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lumi i shenjtë i Nepalit në hall me ujërat e zeza

Lumi Bagmati, lumi më i shenjtë i Nepalit, është gjithashtu më i ndoturi. Qeveria dhe vullnetarët po punojnë për t’i hequr mbeturinat në lumë dhe përgjatë lumit, por disa ambientalistë nuk janë optimistë se këto përpjekje do të kenë ndikim

Lart nga mali në Himalaje, Lumi Bagmati rrjedh nga goja e një statuje tigri.

Për vendin, me shumicë hinduse, thuhet se lumi ka fuqinë për t’i pastruar shpirtrat.

Por lumi më i shenjtë i Nepalit është ndotur aq shumë sa sot është më i ndoturi i vendit.

Teksa arrin në kryeqytetin Katmandu, ngjyra e ujit ndryshon nga e pastër në kafe dhe më pas në të zezë.

Ujërat e zeza të papërpunuara derdhen direkt në lumë dhe grumbujt e mbeturinave hidhen përgjatë brigjeve.

“Bagmati ka qenë lumë i shenjtë, në fakt, ende është i tillë. Shumë rituale lidhen me Bagmatin, kur ishte thuajse krejtësisht i pastër dyzet vjet më parë. Ama tash nisi të përkeqësohej, se u bë vend i zakonshëm për hedhjen e mbeturinave”, ka thënë ambientalisti, Madhukar Upadhaya.

Lumi i shenjtë rrjedh gjithashtu pranë disa vendeve të shenjta, duke përfshirë tempullin Pashupatinath, i shpallur sit i trashëgimisë botërore nga UNESCO në vitin 1979.

Edhe Shtohet interesimi për ngjitjen e malit më të lartë në botë Botë Shtohet interesimi për ngjitjen e malit më të lartë në botë

Populli hindu mblidhet në brigjet e lumit në Katmandu për të adhuruar në faltore e për të festuar festa.

Ka pasur përpjekje si nga vullnetarë privatë ashtu edhe nga qeveria për të pastruar lumin.

Por ata nuk janë në gjendje të vazhdojnë me vëllimin e plehrave të hedhura në të.