Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lukashenko uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë

Aleksandër Lukashenko

Aleksandër Lukashenko

Foto: Associated Press

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka uruar popullin ukrainas në ditën e tyre të Pavarësisë, shkroi të mërkurën BBC-ja.

Lukashenko ka thënë se situata aktuale nuk arrin t’i prishë marrëdhëniet e mira fqinjësore midis dy vendeve.

"Jam i bindur se mosmarrëveshjet e sotme nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë themelin shekullor të marrëdhënieve të sinqerta dhe të fqinjësisë së mirë midis popujve të dy vendeve”, ka thënë ai.

Ai shtoi se Bjellorusia do të vazhdojë të qëndrojë për "ruajtjen e marrëveshjes, zhvillimin e kontakteve miqësore dhe reciprokisht të respektueshme në të gjitha nivelet".

“U uroj ukrainasve një qiell të qetë, tolerancë, guxim, forcë dhe sukses në rivendosjen e një jete dinjitoze”, është shprehur presidenti bjellorus.

Bjellorusia ka qenë aleati kryesor i Rusisë në pushtimin e Ukrainës dhe ka lejuar trupat ruse të hyjnë në Ukrainë përmes kufirit të saj.