Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, ka mohuar se është diktator, duke reaguar të hënën ndaj dyshimeve për korrupsion të disidentëve bjellorusë dhe Perëndimit, raporton agjencia AP. Ai ka folur gjatë konferencës së tij të përvitshme adresuar popullit në kuadër të njëvjetorit të zgjedhjeve për mandatin e tij të gjashtë presidencial.
Perëndimi dhe disidentët kanë akuzuar Lukashenkon se manipuloi zgjedhjet e vjetme. Duke ngulmuar se është person i arsyeshëm, Lukashenko ka thënë se prioritet i tij është siguria e Bjellorusisë. Rizgjedhja e vjetme e diktatorit të fundit të Evropës nxiti protesta masive.
Regjimi i tij përdori represionin ndaj protestuesve, disidentëve dhe mediave të pavarura. Më shumë se 35 mijë persona u arrestuan dhe mijëra tjerë u rrahën dhe u burgosën. Një ditë më parë, qindra persona marshuan në Poloninë fqinje, që është kthyer në vatër ekzili për refugjatët politikë. Protesta ka pasur edhe në Kiev në Ukrainë, ku gjithashtu janë strehuar shumë politikanë dhe aktivistë që u arratisën nga vendi për t’i shpëtuar persekutimit të Lukashenkos.
-
Lukashenko njofton për arritjen e një marrëveshjeje me SHBA-në
-
Ukraina sanksionon Lukashenkon për mbështetjen e luftës së Rusisë
-
Bjellorusia liron 52 të burgosur në këmbim të lehtësimit të disa masave nga SHBA-ja
-
I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen