Tanket dhe aeroplanët e Izraelit kanë bombarduar pozicionet e Hamasit në Rripin e Gazës të premten, ndërsa Hamasi u përgjigj me predha, teksa luftimet që tashmë janë futur në javën e tretë javë nuk po tregojnë shenja se do të ndalen, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për ndërmjetësim.
Izraeli të premten në agim bombardoi Gazën, ndërsa Hamasi u përgjigj me predha nga ana tjetër, shkruan Al Jazeera.
Hamasi, i cili kontrollon Gazën që nga viti 2007, tha se predhat ishin “përgjigje direkte ndaj eskalimit të okupuesit, Izraelit”.
Izraeli tashmë tre javë ka nisur një valë të re të sulmeve ndaj “caqeve ushtarake të Hamasit” në Gaza, përfshirë edhe një fabrikë të armëve, ka thënë ushtria e Izraelit.
Një delegacion nga Egjipti është përpjekur të ndërmjetësojë për të kthyer në fuqi marrëveshjen për armëpushim. Egjiptit iu bashkua edhe një i dërguar nga Katari këtë javë, transmeton KOHA.
Kufizimet për shkak koronavirusit si dhe luftimet e vazhdueshme në mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë së Izraelit kanë bërë që popullata e Rripit të Gazës të vuajë nga kolapsi ekonomik, me mungesa të shumta të furnizimeve elementare.
-
Hamasi dhe Izraeli nisin bisedimet e reja të armëpushimit
-
Izraeli vazhdon bombardimet intensive, përfshirë edhe në zonat ku urdhëroi evakuimet
-
Izraeli me bombardime vazhdon fushatën ushtarake kundër Hamasit
-
Izraeli rinis sulmet në Gazë pas përfundimit të armëpushimit
-
Izraeli kryen një tjetër sulm kundër caqeve të dyshuara të Hamasit