Agjencia që monitoron korrupsionin në Afrikën Jugore është bërë burim i kryeartikujve për arsye të gabuara.
Ende nuk i ka kaluar tre vjet në punën e re, dhe janë bërë dy përpjekje për ta shkarkuar Busisive Mkhvebanen nga detyra e saj. Ajo po përballet me akuza publike dhe me dyshime politike, saqë disa prej tyre janë kthyer në subjekt trajtimi nga Gjykata Kushtetuese e vendit.
E fundit prej kundërthënieve me të cilat po përballet është verdikti i gjykatës më të lartë të vendit se avokati kishte gënjyer nën betim me gjithë betimin profesional për ta mbrojtur të vërtetën - dhe tani duhet të përballet me gjobën për pandershmëri. Dhe kjo është një betejë e madhe ligjore ndërmjet zyrës së saj dhe bankës së rezervave të Afrikës Jugore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo nuk është hera e parë që ajo përballet me presion të madh publik në raste gjykatash – gjë që është e çuditshme duke e pasur parasysh se ajo ka përgjegjësi për sundimin e ligjit.
Një numër hulumtimesh të kryera së fundmi nga Mkhvebane janë rrëzuar nga gjykatat në Afrikën Jugore. Gjetjet e agjencisë së saj janë konsideruar si “të pavlefshme” ose “jokushtetuese”.
Edhe
Aktakuzë ndaj një oficeri të Qendrës Korrektuese të Dubravës për marrje ryshfeti
Dhe kjo ka ngritur shqetësime nëse zyra e saj po kthehet në një mekanizëm për hesape dhe kalkulime më të mëdha politike.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)