Lufta në Ukraina do të shkaktojë tronditjen më të madhe të çmimeve që prej viteve 1970, paralajmëroi Banka Botërore, raportoi BBC të martën.
Në një parashikim të ri, ka thënë se pengesa e shkaktuar nga konflikti do të kontribuoj në çmime më të larta për mallrat, duke filluar nga gazi natyror deri te grupi dhe pambuku.
Rritja në çmime “po fillon të ketë efekte të mëdha ekonomike dhe humanitare”, ka thënë autori i raportit, Peter Nagle.
“Jemi veçanërisht të brengosur për familjet më të varfra pasi ato shpenzojnë pjesën më të madhe të të ardhurave në ushqim dhe energji, kështu që ata janë veçanërisht të prekur nga kjo rritje e çmimeve”, tha ekonomisti i lartë në Bankën Botërore.
Çmimet e energjisë do të rriten për më shumë se 50% duke rritur faturat për shtëpitë dhe bizneset, tha Banka.
Rritja më e madhe do të jetë në çmimin e gazit natyror në Evropë, që do të jetë më shumë se dyfishi i çmimit. Çmimet parashihen të bien vitin e ardhshëm dhe më 2024, por edhe atëherë do të jenë 15% më të larta se që ishin vitin e kaluar.
Edhe
Paralajmërohet rritje e çmimit të naftës nëse lufta Izrael-Hamas përshkallëzohet
Banka Botërore shtoi se kjo nënkupton që nga prilli 2020 deri në mars të këtij viti kemi parë “rritjen më të madhe 23-mujore të çmimeve të energjisë që nga rritja e çmimit të naftës në vitin 1973” kur tensionet në Lindjen e Mesme rritën çmimet.
Në mënyrë të ngjashme, çmimet e naftës pritet të mbeten të ngritura deri në vitin 2024.
Banka Botërore paralajmëroi gjithashtu se shumë ushqime do të kenë rritje të çmimit. Indeksi i Kombeve të Bashkuara për çmimet e ushqimeve tha se tashmë shihet se ato janë më të ngriturat që kur filluan regjistrimet 60 vjet më parë.