Mijëra besimtarë myslimanë u falën në xhaminë Aja Sofia në Stamboll të hënën për të kremtuar Fitër Bajramin me lutjet e përbashkëta.
Besimtarët mbushën ndërtesën e shekullit të 6-të dhe sheshin jashtë për faljen e sabahut dhe Fitër Bajramit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGati dy vjet më parë, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, e ktheu Aja Sofinë - katedralen ikonike të epokës bizantine të qytetit që u shndërrua në një xhami përpara se të bëhej muze - përsëri në shtëpi kulti islamik.
Shumë myslimanë ishin të pranishëm për ta kremtuar Bajramin përpara Hagia Sophias.
“Pasi jemi mësuar me kufizimet e COVID-19 për dy vjet me radhë, është shumë e këndshme të lutesh me këta vëllezër në këtë shesh. E dini, Aja Sofia ka qenë e mbyllur për adhurim për 87 vjet. Falë Zotit, u rihap. Falja e namazit me gjithë besimtarët më bën shumë të lumtur. Falënderojmë Zotin”, ka thënë Eyup Ozturk, besimtar.
Këtë vit, myslimanët anembanë botës po kremtojnë Fitër Bajramin – i shënuar zakonisht me lutje të përbashkëta, tubime festive rreth vakteve festive dhe veshjeve të reja – nën hijen e rritjes së çmimeve globale të ushqimeve dhe ndikimit të luftës në Ukrainë.
Megjithatë, shumë prej tyre janë të vendosur që ta festojnë Bajramin në mes të lehtësimit të kufizimeve të koronavirusit në vendet e tyre, ndërsa, për të tjerët, festimet janë më të zbehta për shkak të konfliktit dhe vështirësive ekonomike.
Festë ka pasur edhe në Bosnjë-Hercegovinë, që po përballet me sfida ekonomike e tensione politike.
Kryeimami Husein Kavazoviq drejtoi lutjet në xhaminë Gazi Husrev-beg në Sarajevë, ku besimtarët mbushën xhaminë, oborrin dhe rrugët ngjitur.
Pas lutjeve të mëngjesit, boshnjakët myslimanë, të cilët përbëjnë rreth gjysmën e popullsisë së Bosnjës prej rreth 3.5 milionë banorësh, tradicionalisht vizitojnë familjet e tyre dhe varret e të afërmve dhe miqve.
“Bajrami është për të gjithë njerëzimin, festë e mirësisë, festë e mirëqenies dhe shpresojmë që me festën e Bajramit kudo në botë të arrihet paqja, të arrihet prosperiteti, jo vetëm për myslimanët, por për çdo qenie njerëzore në këtë botë. Ne kemi nevojë për të, situata është e tmerrshme kudo, dhe veçanërisht për myslimanët, myslimanët në Bosnjë, në Sarajevë prej nga vij unë, ku ju dërgoj këtë mesazh të gjithëve: Zoti e bekoftë Bajramin për të gjithë myslimanët në botë dhe paqe për të gjithë në planet”, ka thënë Mirza Hajriq, banor i Sarajevës.
Edhe egjiptianët festuan të hënën fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Lutjet filluan herët në mëngjes në xhamitë e mbarë vendit.
Presidenti egjiptian, Abdel-Fattah el-Sissi, mori pjesë në lutjet në xhaminë Mosheer Tantawy në Kajro.
Ai akuzohet se po udhëheq vendin me grusht të hekurt. Ai mori pushtetin vetëm pas rrëzimit të ish-presidentit të zgjedhur të Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Morsi, që nuk kishte mbështetjen e ushtrisë egjiptiane që vazhdimisht përzihet në qeverisjen e vendit.