Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lufta e Ukrainës po kthehet në “krizë shkatërrimtare” për fëmijët

“Fëmijët detyrohen t’i lënë shtëpitë, miqtë, lodrat dhe sendet e çmuara, anëtarët e familjes dhe përballen me pasigurinë për të ardhmen”, ka deklaruar Afshan Khan, drejtoreshë rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore, duke shtuar se 277 fëmijë janë vrarë dhe 456 janë plagosur gjatë rrjedhës së luftës. Qeveria ukrainase citon një shifër edhe më të lartë: Prokurorja e përgjithshme thotë se 313 fëmijë janë vrarë dhe 579 janë plagosur

Pushtimi rus ka detyruar shumicën e fëmijëve ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre, ka thënë drejtoresha rajonale për Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në një konferencë shtypi në Nju-Jork.

“Pothuajse dy të tretat e fëmijëve të Ukrainës janë të zhvendosur – qofshin brenda vendit apo ata që kanë ikur përtej kufijve si refugjatë”, ka thënë Afshan Khan, drejtoreshë rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore. “Fëmijët detyrohen t’i lënë shtëpitë, miqtë, lodrat dhe sendet e çmuara, anëtarët e familjes dhe të përballen me pasigurinë për të ardhmen”.

Khan ka thënë se sipas shifrave të OKB-së, 277 fëmijë janë vrarë dhe 456 janë plagosur gjatë rrjedhës së luftës, dhe luftimet kanë dëmtuar ose shkatërruar një në gjashtë "shkolla të sigurta" të mbështetura nga UNICEF-i në lindje të vendit.

Qeveria ukrainase citon një shifër edhe më të lartë: Prokurorja e përgjithshme thotë se 313 fëmijë janë vrarë dhe 579 janë plagosur.

“Siç tregojnë këto shifra, lufta në Ukrainë është një krizë e të drejtave të fëmijëve dhe UNICEF-i po punon për të mbështetur fëmijët dhe familjet kudo që janë në vend”, shtoi Khan.

Edhe Kievi raporton për të paktën 500 fëmijë të vrarë që nga nisja e pushtimit Botë Kievi raporton për të paktën 500 fëmijë të vrarë që nga nisja e pushtimit

Ajo tha se sulmet në zonat e populluara dhe në infrastrukturën civile “duhet të ndalen menjëherë”.

“UNICEF-i vazhdon të bëjë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe për të mbrojtur të gjithë fëmijët nga dëmtimi. Çdo ditë që kjo luftë vazhdon, po shton ndikimin afatgjatë, shkatërrues, mbi fëmijët në Ukrainë, në rajon dhe në mbarë botën”.

Rusia afër pushtimit të plotë të Severodonjeckut

Image

Gjenerali amerikan, Mark Milley, shef i Shtabit të Përgjithshëm, tha se pavarësisht se forcat ruse ishin më të mëdha në numër dhe ua kaluan forcave ukrainase në rajonin e Donbasit, konsolidimi rus i kontrollit të tyre në Ukrainën lindore "nuk është i pashmangshëm".

“Nuk ka pashmangshmëri në luftë. Lufta ka kthesa. Kështu që unë nuk do të thosha se është diçka e pashmangshme", tha Milley, përpara se të pranonte se "numrat në mënyrë të qartë favorizojnë rusët".

Milley tha se qyteti ukrainas i Severodonjeckut "është ndoshta tri të katërtat i pushtuar nga forcat ruse", por se "ukrainasit po i luftojnë rrugë më rrugë, shtëpi më shtëpi".

Ai gjithashtu e karakterizoi fazën aktuale të luftës si "betejë shumë të ashpër të shkatërrimit, pothuajse si Lufta e Parë Botërore", duke vënë në dukje se përparimi rus në rajon ka qenë "shumë i ngadalshëm, një ngadalësim shumë i ashpër".

Edhe Mbi 400 fëmijë të vrarë nga lufta në Ukrainë Botë Mbi 400 fëmijë të vrarë nga lufta në Ukrainë

“Rusët kanë hasur në shumë probleme. Ata kanë çështje komandimi dhe kontrolli, çështje logjistike. Ata kanë çështje morale, çështje të lidershipit dhe një sërë çështjesh të tjera me të cilat po përballen”, tha Milley. "Dhe rusët kanë pësuar numër të jashtëzakonshëm viktimash”.

Tjetër pako amerikane armatimi

Image

Ushtria ruse tha se përdori raketa me rreze të gjata veprimi për të shkatërruar një depo në rajonin perëndimor të Lvivit, ku ruheshin municionet për armët e furnizuara nga NATO-ja, dhe guvernatori i një qyteti kyç lindor pranoi se forcat ruse po përparojnë në luftime.

Separatistët e mbështetur nga Rusia akuzuan forcat ukrainase për sabotim të evakuimit të civilëve nga uzina kimike e rrethuar “Azot” në Severdonjeck, ku rreth 500 civilë dhe një numër i panjohur luftëtarësh ukrainas besohet se janë strehuar nga sulmet me raketa. Nuk ishte e mundur të verifikohej ai pretendim.

Guvernatori ukrainas i Luhanskut, Serhiy Haidai, tha për Associated Pressin se “luftimet e ashpra në Severdonjeck po vazhdojnë edhe sot”. Situata në qytet po përkeqësohet, tha Haidai, sepse forcat ruse kanë më shumë fuqi punëtore dhe armë.

Sulmet e fundit erdhën, ndërsa Ukraina vazhdon presionin e saj ndaj vendeve perëndimore për të ofruar më shumë armë, ndërsa vendet e NATO-s premtojnë më shumë armë të rënda për Ukrainën.

Edhe Qindra fëmijë të vrarë e të zhdukur në Ukrainë Botë Qindra fëmijë të vrarë e të zhdukur në Ukrainë

Në përgjigje, presidenti Joe Biden tha të mërkurën se SHBA-ja do të dërgojë armë në vlerë prej tjetër miliard dollarë Ukrainës, kësti më i madh i vetëm i armëve dhe i pajisjeve që nga fillimi i luftës. Ndihma do të përfshijë lëshues raketash kundër anijeve dhe më shumë fishekë për sistemet e raketave të artilerisë së lëvizshmërisë së lartë - të gjitha sistemet kryesore të armëve që liderët ukrainas kanë kërkuar urgjentisht.

Ditët e fundit, zyrtarët ukrainas kanë folur për koston e rëndë njerëzore të luftës në lindje të vendit. / CNN/AP