Uragani “Barry” që është dobësuar në stuhi tropikale, por me shpejtësi deri në 115 kilometra në orë, ka prekur Louisianan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo stuhi ka shkaktuar vërshime të shumta në shtetin amerikan, që ka mbetur pa energji elektrike për disa orë, transmeton KTV. Ekipet e shpëtimit nuk kanë raportuar për të vdekur, por stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në New Orleans dhe Baton Rouge.
Gjendja emergjente është shpallur të premten nga presidenti Donald Trump, derisa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që t’i sigurojnë pronat dhe të gjejnë strehë të sigurt.
Qysh nga e shtuna, nga ky shtet janë anuluar të gjitha fluturimet, të cilat pritet të nisin të dielën në mbrëmje pasi është parashikuar kthjellim i motit.
-
Uragani Ida godet në New Orleans, shënohet viktima e parë
-
Pas zjarreve SHBA kërcënohet nga uragani
-
Stuhi apokaliptike, uragani Laura shkatërron Luizianën dhe Teksasin
-
Uragani “Laura” mbërrin në brigjet e Luizianës, mund të jetë më i forti që ka goditur SHBA-në
-
Stuhia Barry në New Orleans mund të shndërrohet në uragan