Qyteti i Chicagos ka bërë histori pasi për herë të parë ka zgjedhur një grua me ngjyrë në postin e kryebashkiakes. Ish-prokurorja federale, Lori Lightfoot deri më tani nuk ka mbajtur asnjë post politik dhe i ka bërë ballë garës me 13 kandidatë duke marrë 74 për qind të votave.
Lightfoot, gjithashtu është kryebashkiakja e parë e komunitetit LGBTI dhe fitoren e saj e festoi së bashku me partneren dhe vajzën, transmeton KTV.
56-vjeçarja nuk ishte fare favorite në zgjedhje dhe fushatën e saj e bazoi për t’i dhënë fund korrupsionit politik dhe të ndihmojë familjet me të ardhura të ulëta. Krimi i organizuar gjithashtu ishte në agjendën e saj pasi qyteti ka numër të madh të vrasjeve ndërmjet gangsterësh.
-
Kamala Harris: Nga drejtësia e politika, drejt historisë
-
Obama u bën thirrje burrave me ngjyrë të ndalojnë arsyetimet dhe ta votojnë Harrisin
-
Claudia Sheinbaum do të betohet si gruaja e parë presidente e Meksikës
-
Harris premton të jetë një presidente për të gjithë amerikanët
-
Kamala Harris bëhet zyrtarisht kandidate për presidente e demokratëve