Herët në mëngjes në lumin Temza, kjo barrikadë luan rolin e heroit të padukshëm për banorët e Londrës.
Barrikada mbron nga përmbytjet miliona banorë, shtëpi dhe biznese në 125 kilometra katrorë të qytetit.
Barrikada në lumin e Londrës është testuar për mbylljen vjetore.
Dhjetë portat e çelikta mbyllen dhe uji në anën lindore të Temzës mund të ngrihet deri në katër metra më shumë sesa në anën perëndimore.
Ky ka qenë testi i fundit para se barrikada të mbyllet për të 200-tën herë.
Edhe
Masa shtesë të sigurisë për ndeshjen Angli – Argjentinë
Ka shpëtuar Londrën nga përmbytjet në 199 raste, qëkur nisi funksionimi i saj në vitin 1982
Portat e mëdha prej çeliku mbyllen shumë ngadalë, duke marrë 15 minuta kohë për t’u mbyllur plotësisht. Mirëpo, nuk është aspak për t’u habitur fakti që një portë merr kaq shumë kohë për mbyllje. Por, secila prej tyre peshon hiç më pak se 3 mijë e 300 tonë.
Çdo portë duhet të mbyllet një nga një me kohë të mjaftueshme mes mbylljesh në mënyrë që të shmanget kthimi prapa i dallgëve të lumit në rast të ndonjë mbylljeje të papritur. Menaxheri i barrikadës në lumin Temza tregon për fatkeqësinë e vitit 1953 që ishte shkas i krijimit të barrikadës.
“Këtë barrierë ne e kemi për ta parandaluar kërcënimin që i kanoset Londrës qendrore nga baticat e mëdha. Dhe ajo që me të vërtetë e përshpejtoi këtë, ishin përmbytjet e tmerrshme të 1953-s, ku në juglindje të Anglisë 300 persona humbën jetët e tyre”.
Vendimi për ta mbyllur barrierën varet nga lartësia e baticës - e cila matet afër detit dhe nga rrjedha e lumit që hyn përgjatë baticës në lumin Temza.
Me këto tri matje, Agjencia e Mjedisit mund ta kontrollojë rrjedhën e ujit dhe ta mbrojë qytetin.
Edhe
Tapiceria njëmijëvjeçare, një prej artefakteve më të çmueshme në botë
Rreziku për një përmbytje katastrofike është i ulët, shpjegon Steve East, por me një popullsi kaq të madhe në qytet nuk ia vlen të rrezikohet.
“Përmbytjet e 1953-s, ishte fatkeqësi me mundësi probabiliteti 1 në 300 vjet.. Projektuesit e barrierës bënë një punë të mrekullueshme ngaqë e projektuan këtë strukturë të mbrohen kundër 1 në 1000 vjet, kështu që faktori i sigurisë është i jashtëzakonshëm dhe kjo po që i jep Londrës klas në nivel botëror në mbrojtjen nga përmbytjet”.
Barriera Thames dhe sistemi mbrojtës nga batica kushtuan 535 milionë funte në kohën e ndërtimit, mirëpo ky çmim mund të jetë edhe më i lartë në ditët e sotme.
Fatmirësisht, projektuesit e kishin parasysh rrezikun e rritjes së nivelit të detit kur filloi ndërtimi i barrierës në vitet ‘70.
Për shkak të mbi-specifikimit të tyre, barriera është ende në gjendje shumë të mirë sot e do te jetë për shumë vite të tjera përpara.
Barriera është projektuar me një tolerancë për rritjen e nivelit të detit 8mm për vit deri më 2030.
Edhe
Si mund të ndikojë lartësia mbidetare në Mexico City tek anglezët?
Projektuesit e saj ishin në dijeni për rritjen e nivelit të detit, ani pse ata ndoshta nuk e quanin ndryshim klimatik në atë kohë, por e dinin që nivelet e detit ishin duke u rritur, përfshirë edhe lumin Temza.
Sipas parashikimeve, kjo strukturë mbrojtëse mund ta mbrojë Londrën nga ngritja e nivelit të lumit Temza deri në vitin 2070.