Londër, 4 tetor – Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Jeremy Hunt akuzoi sot shërbimet sekrete ushtarake ruse (GRU) se ka zhvilluar sulme kibernetike kundër institucioneve politike dhe sportive, sipërmarrjeve dhe medias në të gjithë botën.
“Kjo lloji sjellje tregon për dëshirën e tyre që të operojnë pa marrë parasysh të drejtën ndërkombëtare apo nomrat e vendosura dhe të veprojnë me një ndjenjë pandëshkueshmërie dhe pa marrë parasysh pasojat”, deklaroi ai në një komunikatë.
“Mesazhi jonë është i qartë”, shtoi ministri.
“Bashkë me aleatët tanë, ne do të zbulojmë dhe do t’i përgjigjemi përpjekjeve të GRU-së për të dëmtuar stabilitetin ndërkombëtar”, theksoi Hunt.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qendra Kombëtare Britanike e Mbrojtjes Kibernetike (NCSC) ka mundur të përcaktojë se GRU-ja fshihet pas shumë sulmeve kibernetike të kryera në botë.
-
SHBA dhe BM akuzojnë Rusinë për sulme kibernetike në Gjeorgji
-
NATO-ja diskuton rrezikun e sulmeve kibernetike ruse
-
Gjermania e akuzon Rusinë për sulm kibernetik dhe tentim për ndërhyrje në zgjedhje
-
Britania zbulon 18 spiunë rusë pas sulmeve kibernetike
-
Shefi i MI6: Rusia po ndërmerr fushatë jashtëzakonisht të pamatur sabotuese në Evropë