Shërbimi sekret i Bosnjës, përfundimisht posedon informatën se ku ndodhet terroristi më i kërkuar në vend.
Nusret Imamoviq, lideri i komunitetit radikal islamik në Bosnje ndodhet në Libi, sipas të dhënave.
Imamoviq kishte luftuar në radhët e organizatave të ndryshme terroriste në Siri, e më pas iku nga ky shtet, transmeton KTV.
Gazeta sarajevase, ‘Dnevni Avaz’, duke cituar burime anonime nga shërbimi sekret, raportoi të mërkurën se Imamoviq ia doli që të arrinte në Libi në fillim të shkurtit, bashkë me bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët.
Imamoviq, i cili është në mesin e 10 terroristëve më të kërkuar në botë ishte lider i komunitetit radikal, Salafist, selia e të cilit ndodhej në fshatin Gornja Maoça afër qytetit Brçko. Ai shkoi në Siri në vitin 2013, dhe iu bashkua organizatës terroriste, Fronti Al Nusra, organizatë e cila luftoi përkrah me ISIS0-in me qëllim që të themelojë kalifatin në Siri dhe Irak.