Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lituania shtrëngon gjendjen e jashtëzakonshme duke kufizuar shprehjen e lirë

Parlamenti i Lituanisë të enjten ka vënë në fuqi gjendje emergjente më të rreptë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, raporton SkyNews.

Me gjendjen e re, kufizohet e drejta e shprehjes së lirë dhe tubimit paqësor.

Ligji i ri është në efekt deri më 20 prill, dhe i lejon policisë që t’ua heqë qasjen në një media deri në 72 orë për “dezinformim”, “propagandë të luftës” dhe “nxitje të urrejtjes” lidhur me pushtimin.