Abigail Mor Edan, vajza 4-vjeçare izraelito-amerikane, prindërit e së cilës u vranë në sulmet e Hamasit më 7 tetor, ndodhet mes pengjeve të liruara sot në ditën e tretë të armëpushimit në Gaza.
Lajmi është bërë i ditur nga CNN, duke cituar burimet e veta dhe duke specifikuar se vajza ndodhet në duart e Kryqit të Kuq.
Ditëlindja e saj ishte të premten, raporton ANSA.
Të dielën janë liruar edhe 13 pengje izraelite dhe 39 të burgosur palestinezë.
Artikuj të ngjashëm