Kreu i dikurshëm i fushatës presidenciale të Donald Trumpit, Paul Manafort, është liruar nga burgu federal për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në kushtet e shtëpisë, për shkak të shqetësimeve për koronavirusin.
Avokati i tij, Todd Blanche, bëri të ditur se 71-vjeçari u lirua të mërkurën nga burgu në Pensilvani. Ai po vuante dënimin prej më shumë se shtatë vjetësh.
Manafort ishte ndër të parët që u akuzua nga hetimi për Rusinë i prokurorit Robert Mueller, që ekzaminoi koordinimin e mundshëm midis fushatës për Trumpin dhe Rusinë në fushatën zgjedhore të 2016-s.
Avokatët e tij kishin kërkuar nga Byroja e Burgjeve që ta lironin për ta kryer dënimin në shtëpi, duke argumentuar se ai ishte në rrezik të lartë për shkak të moshës së tij dhe kushteve mjekësore ekzistuese.
-
Lirohet nga burgu ish-këshilltari i Trumpit, Steve Bannon
-
Trump bëhet ish-presidenti i parë i SHBA-së me fotografi në regjistrat policorë
-
Trumpit i grumbullohen të dhënat personale në burgun e Atlantës, pas akuzave për zgjedhjet
-
Mundësitë e burgosjes së Trumpit
-
Trump deklarohet i pafajshëm për akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020