Esraa Abdel Fattah, një nga gratë më të shquara të revolucionit të 2011-s në Egjipt është liruar nga burgu. 43-vjeçarja ka qëndruar rreth dy vjet në paraburgim, kur kishte arrestuar tetorin e 2019-s. E akuzuar për shpërndarje të lajmeve të rreme dhe bashkëpunim me një grup terrorist, Estra Abdel Fattah ka një storie të gjatë të aktivizimit dhe ngritës së zërit në 2011-n, që çuan në rrëzimin e Hosni Mubarakut, i cili sundoi për dekada.
Ajo është një nga aktivistet e para egjiptiane që përdori rrjetet sociale për të organizuar protestat opozitare. Dikur mori titullin “Facebook girl”, ndërsa u nominua edhe për Çmimin Nobel për Paqe.
Për arrestimet e kryera nga ish-pushteti i Mubarakut, lideri aktual i Egjipitit, Abdul Fattah al-Sisi, ka thënë se ishte goditje e rëndë ndaj disidencës. Esraa me t’u liruar tha se ishte torturuar nga forcat e sigurisë gjatë paraburgimit, derisa kishte mbajtur grevë urie në shenjë proteste.