Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lirohen edhe 13 pengje izraelite dhe 39 të burgosur palestinezë

Lirimi i 13 pengjeve izraelite dhe 39 të burgosurve palestinezë ka shënuar ditën e tretë të marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Të dielën, në një marrëveshje të veçantë mes Hamasit dhe Egjiptit, janë liruar, po ashtu, 14 pengje tajlandeze dhe një filipinas. Hamasi ka njoftuar se Ahmed al-Ghandour, anëtar i lartë i grupit dhe komandant në veri të Gazës, është vrarë në luftimet me Izraelin

(BBC) - 13 pengje izraelite janë liruar të dielën si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, duke e çuar numrin total në 39.

Ndërsa 78 të burgosurve palestinezë që janë liruar gjatë dy ditëve të fundit u janë shtuar edhe 39 të tjerë të dielën.

E në një marrëveshje të veçantë mes Hamasit dhe qeverisë egjiptiane deri tani janë liruar 14 pengje tajlandeze dhe një filipinas. Hamasi ka raportuar edhe lirimin e një shtetasi rus i cili ishte duke u mbajtur peng.

Të dielën Hamasi ka njoftuar gjithashtu se njëri prej komandantëve më të lartë është vrarë në luftë me Izraelin.

Ahmed al-Ghandour ishte njëri prej anëtarëve më të lartë të Hamasit i cili është vrarë në luftime deri më tani. Ai ishte edhe udhëheqësi kryesor i Hamasit në veri të Gazës.

Edhe Hamasi thotë se e pranon një propozim për armëpushim dhe lirim të pengjeve Botë Hamasi thotë se e pranon një propozim për armëpushim dhe lirim të pengjeve

Marrëveshja e pengjeve e cila ka rezultuar me armëpushimin e parë në shtatë javët e luftës u ka ofruar njëfarë qetësie 2.3 milionë banorëve të Gazës.

Ushtria izraelite ka urdhëruar palestinezët që të mos kthehen në veri.

Palestinezët që janë përpjekur të kthehen në veri për të parë nëse shtëpitë e tyre janë ende të paprekura, janë kthyer mbrapsht nga trupat izraelite.

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se armëpushimi ka bërë të mundur shtimin e shpërndarjes së ushqimit, ujit dhe ilaçeve, në vëllimin më të madh që nga fillimi i luftës.

Me marrëveshjen aktuale armëpushimi zgjat vetëm katër ditë. Por Izraeli ka paralajmëruar se mund të zgjasë për një ditë më shumë këtë armëpushim nëse Hamasi liron 10 pengje shtesë.

Me marrëveshjen e arritur mes Izraelit dhe Hamasit, me ndërmjetësimin e Katarit, do të lirohen 50 pengje që u morën nga Hamasi në Izrael në sulmin e 7 tetorit, në këmbim të 150 të burgorusve palestinezë. Po ashtu gjatë një periudhe katërditore do të ketë armëpushim në Gaza e do të lejohet hyrja e ndihmave humanitare.

Më shumë se 14.500 palestinezë, me pothuajse dy të tretat gra dhe të mitur, janë vrarë në Gaza, sipas autoriteteve palestineze të shëndetësisë. 4 mijë të tjerë janë të zhdukur dhe besohet se kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja.

Edhe Hamasi pajtohet për lirimin e 10 pengjeve si pjesë e bisedimeve për armëpushim në Gazë Botë Hamasi pajtohet për lirimin e 10 pengjeve si pjesë e bisedimeve për armëpushim në Gazë

Rreth 1200 njerëz janë vrarë në anën izraelite, dhe 240 persona janë marrë peng gjatë sulmit të grupit militant Hamas në Izraelin jugor me 7 tetor.

Përgatiti: Forca Jashari