Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lideri republikan i Senatit kundër Trumpit

Lideri republikan i Senatit, Mitch McConnell, ka refuzuar thirrjet e presidentit Donald Trump, kongresistëve demokratë dhe disa republikanëve që të ngrihet ndihma financiare për amerikanët.

Dhoma e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga demokratët, ka votuar për ngritje të çeqeve deri në 2 mijë dollarë. Lideri McConnell ka deklaruar se nuk do të ketë votim direkt për rishikimin e ligjit për pakon financiare ndaj COVID-19.

Vendimi i liderit republikan mund t’i zbehë tentimet e Trumpit për ndihmë më të madhe financiare për amerikanët. Kongresi është pajtuar për pakon prej 600 dollarësh si lehtësim financiar, por këtë ligj e ka kthyer mbrapsht presidenti Trump.